Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUKAGJINI - GJILANI

Dukagjini mposhtë Gjilanin, fitorja e parë e Munishit

Dukagjini mposhtë Gjilanin, fitorja e parë e Munishit


25 August, 2024 @17:59

Vjen fitorja e parë e Dukagjinit nën drejtimin e Ismet Munishit.

Sot klinasit fituan me përmbysje 2-1 (Met Millaku 30’, Altin Mërlaku (P) 49’ / Albion Pllana (AG) 9’) ndaj Gjilanit.

Pjesa e parë mes skuadrave u mbyll 1-1. Mysafirët kaluan në epërsi falë një autogoli të Albion Pllanës (9’), e barazimi i vendasve erdhi përmes Met Millakut (30’), me këtë të fundit që e shfrytëzoi një gabim të Kenan Haxhihamzës, portierit mysafir.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë filloi mjaft mirë për Dukagjinin. Ishte Altin Mërlaku ai që me gol nga pika e bardhë (49’) e përmbysi rezultatin në 2-1.

E ky doli të ishte goli i fitores për Dukagjinin, pasi që më gola nuk pati dhe ndeshja u mbyll me fitore të vendasve.

Dukagjini tashmë ka 3 pikë pas 3 ndeshjeve të para, e Gjilani mbetet me 2.

Xhiron e ardhshme, Dukagjini i shkon Niklit në Drenas, e Gjilani i shkon Suharekës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga