Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - PRISHTINA

Dominim në Ferizaj, Prishtina shënon fitoren e parë sezonale

Foto: FC Prishtian / FB

Dominim në Ferizaj, Prishtina shënon fitoren e parë sezonale


24 August, 2024 @18:02

Fitorja e parë sezonale e Prishtinës ka ardhur në Ferizaj.

Kryeqytetasit takimin e sotëm ndaj Ferizajit vendas e fituan 1-3 (Planet Veseli 63’ / Sunday Akinbule 5’ 21’, Ardian Muja 78’), për ta arritur njëkohësisht fitoren e parë nën drejtimin e francezit Jean-Michel Cavalli.

Ndeshje mjaft të mirë sot pati sulmuesi Sunday Akinbule, i cili e gjeti rrjetën dy herë për 0-2 të hershme të mysafirëve. Asistues te goli i parë i Prishtinës ishte Dion Gallapeni, i cili sot zhvilloi një paraqitje tejet të mirë individuale.

TABELA AKTUALE

Për një moment vendasit në lojë i riktheu goli i Planet Veselit (63’), mirëpo mysafirët reaguan shpejt, duke e rikthyer qetësinë me golin e Ardian Mujës për 1-3 në minutën e 78’. Që nga ky moment e deri në fund më gola nuk pati dhe Prishtina e mbylli ndeshjen me tri pikë të arkëtuara.

Pas 3 ndeshjeve të luajtura, Ferizaj ka 4 pikë, e Prishtina ka po aq pikë, veçse me një ndeshje më pak të luajtur.

Xhiron tjetër, Ferizaji i shkon Dritës, kurse Prishtina luan në “Fadil Vokrri” ndaj Llapit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga