RIKTHIMI

Prishtina rikthen Prekazin
17 January, 2022 @14:52
Skuadra e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ka rikthyer në radhët e veta lojtarin e vijës, Petrit Prekazi.
Hendbollisti ka kaluar pjesën e parë të stinorit te Rahoveci, që u inkuadrua këtë stinor në Superligë, ndërsa para pak çastesh Prishtina ka zyrtarizuar rikthimin e tij në kryeqytet.
“Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin e vijës, Petrit Prekazi. Petlla rikthehet në Prishtinë, pas 6 muajve të kaluar te skuadra e Rahovecit,” ka shkruar njoftimi i klubit bardhekaltër pak më parë.
Përndryshe Prishtina ka kryer pjesën e parë të stinorit me 12 fitore e 2 humbje në 14 xhirot e para dhe është e treta në renditje, me pikë të njëjta sikurse Trepça që është në pozitë të dytë. Lidere e pakontestueshme e Superligës është Besa Famgas.
Petriti përgjatë vjeshtës është paraqitur në të gjitha ndeshjet për Rahovecin dhe ka shënuar 27 gola për ekipin.