Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUES I RI NË EKIP

Abdeen Temitope Abdul - sulmues i ri i Ferizajit

Abdeen Temitope Abdul - sulmues i ri i Ferizajit


20 August, 2024 @11:53

Futbollisti nigerian, Abdeen Temitope Abdul, është prezantuar pak më parë si sulmues i ri i Ferizajit në Superligë. Irlandezi me origjinë nigeriane së fundi ka qenë pjesë e ekipit islandez, Dalvik, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Skënderbeun në Shqipëri.

Para tyre, ai ka qenë sulmues nëpër ekipe të ndryshme malteze, ndërsa Ferizaji ka shkruar që futbollisti në fjalë në stinorin 2022/23 në Shqipëri dha 12 gola në 24 ndeshje me Skënderbeun.

Ferizaji, që iu rikthye këtë stinor Superligës, pas dy xhirove të para nuk ka pësuar humbje, ndërsa ka një fitore dhe një barazim. Në xhiron e tretë kampionale, Ferizaji pret Prishtinën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga