Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 74 - LLAPI

Llapi triumfon në Drenas, fitorja e parë sezonale

Foto: KF Llapi / FB

Llapi triumfon në Drenas, fitorja e parë sezonale


18 August, 2024 @18:57

Pas barazimit në xhiron e parë me Gjilanin, fitorja e parë e Llapit në këtë sezon erdhi sot në takimin e luajtur në Drenas ndaj Niklit 74.

Ndeshja në fjalë përfundoi 0-2 (Elvir Gashijani 63’, Ahmed Januzi 88’), më se mjaftueshëm që Llapi të largohet nga Drenasi me gjah të plotë.

Rasti kryesor i pjesës së parë i takoi vendasve. Pas rishikimit me VAR, në minutën e 28’ për Niklin u akordua një penallti, e cila u shpërdorua nga sulmuesi grek Nikolaos Ioannis, i cili e goditi shtyllën.

TABELA AKTUALE

Kjo i kushtoi Niklit më vonë, me mysafirët që shtuan presionin dhe e gjetën edhe rrjetën dy herë.

Ishte Elvir Gashijani që me një goditje precize mbi portierin vendas në minutën e 63’ ia dha Llapit epërsinë fillestare. Pak para fundit, fitoren podujevase e vulosi Ahmed Januzi (88’), duke shënuar për përfundimtaren 0-2.

Pas dy xhirove, Llapi ka 4 pikë, kurse Nikli 74 sezonin e nis me dy humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga