Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REFERËT

Nuza në Suharekë, Ajeti në derbin Prishtina-Drita

Nuza në Suharekë, Ajeti në derbin Prishtina-Drita


16 August, 2024 @13:06

Janë përcaktuar referët e xhiros së dytë të stinorit 2024/25 në Superligë, ndërsa referi më i njohur kosovar Genc Nuza do të drejtojë përballjen mes Suharekës dhe Dukagjinit. Kjo ndeshje luhet të shtunën më 17 gusht, ndërsa është e vetmja e së shtunës në Superligë.

Të dielën luajnë Malisheva - Ferizaji, që do të drejtohet nga Mentor Ajeti dhe Feronikeli’74-Llapi që do të drejtohet nga Alban Shala.

Të hënën janë dy ndeshje, të dy ekipeve kosovare që luajtën mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Konferencës, ku Prishtina luan derbin me Dritën, ndeshje kjo që do të drejtohet nga Bardh Ajeti, kurse Gjilani pret Ballkanin në duelin që do të drejtohet nga Ilir Mehmeti.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga