Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREJ BUKURESHTIT NË PRAGË

Rapid zyrtarizon shitjen e Albion Rrahmanit

Rapid zyrtarizon shitjen e Albion Rrahmanit


18 August, 2024 @10:47

Ekipi rumun, Rapid Bukuresht, para pak çastesh sot ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit të Kosovës nga ekipi, Albion Rrahmani. Futbollisti 23 vjeçar i lindur në Podujevë nga elita e kampionatit rumun po kalon në elitë të kampionatit çek, ndërsa ekipi që do t’ia paguajë kartonin atij është Sparta e Pragës.

Rrahmani që arriti te Rapidi në verë të vitit të kaluar për 600 mijë euro dëmshpërblim nga Ballkani i Suharekës, tash po merr rrugë për në Pragë për një shumë prej 5 milionë eurove sa do të pagujnë çekët për rumunët.

Nga kjo, Ballkani pritet të përfitojë 20%, për shkak të marrëveshjes së mëparme të shitjes me Rapidin. Rapid ka bërë të ditur se aventurës së ekipit me “Leëandoëskin” e Kosovës po i vie fundi, ndërsa qendërsulmuesi do të udhëtojë sot për të kryer testet mjekësore te Sparta e Pragës.

Albion Rrahmani

Përndryshe, Rrahmani po vazhdon ngritjen e shpejt si lojtar dhe për 29 ndeshje të luajtura në ekipin rumun në të gjitha garat brenda një viti, ai ka shënuar 18 gola dhe 6 asistime. Sot, Sparta e Pragës pritet të kryejë testet mjekësore me futbollistin e më pas edhe ta zyrtarizojë Rrahmanin.

Në kryeqytetin e bukur çek, pikërisht te ekipi i Spartës luajnë edhe Ermal Krasniqi (Kosovë), Indrit Tuci (Shqipëri), Qazim Laçi (Shqipëri), që do t’ia bëjnë shumë më të lehtë ambientimin në ekip Albionit.

Ndër të tjera, Sparta ka ndeshje playoffi të Ligës së Kampionëve ndaj Malmos suedeze dhe po qe së arrin të kualifikohet, do të jetë edhe një ngritje e madhe në karrierë për futbollistin në fjalë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga