Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KOMISIONI DISIPLINOR DHE I ETIKÊS

Prishtina “dënohet” me vërejtjen e fundit nga KDE

Foto: Sh. Ahmeti/ FC Prishtina/ fb

Prishtina “dënohet” me vërejtjen e fundit nga KDE


16 August, 2024 @15:59

Klubi i Prishtinës ka marrë dënimin më të butë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës së FFK-së për incidentin e xhiros së parë të Superligës në futboll, duke iu shqiptuar masa e vërejtjes së fundit.

Prishtinës ky “dënim” iu shqiptua pasi që një fëmijë u fut në fushën e lojës në përballjen Prishtina-Suhareka.

VENDIMI I PLOTË:

“FC “Prishtina“ . Lëshim në organizim të ndeshjes, në min 85 një tifoz futet në fushën e lojës (fëmijë rreth moshës 12 vjeçare), i cili largohet nga personat përgjegjës për siguri pas 30 sekondave. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina – Suhareka. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.” — ka bërë të ditur FFK në njoftimin e lëshuar sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga