Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"LEWANDOWSKI" I DIKURSHËM I MALISHEVËS, DREJT REKORDEVE

Albion Rrahmani bëhet rekord-transferi i Rapidit

Fotot: Rapid/ fb

Albion Rrahmani bëhet rekord-transferi i Rapidit


18 August, 2024 @11:10

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, me kalimin e tij te Sparta Praga nga Rapidi i Bukureshtit është barazuar me rekord-transferin e ekipit rumun në histori. Sipas njoftimit të lëshuar nga Sport.ro, Rrahmani është rekord-transferi i radhës i Rapidit, pasi që ai është bërë lojtari prej të cilit ka përfituar më së shumti klubi që prej Cristi Sapunarut, që në stinorin 2008/09 kaloi nga Rapidi te Portoja.

Albion Rrahmani

Mirëpo, për shkak se Rapidi pos 5 milionë eurove që do t’i pranojë për Rrahmanin, sa kishte kushtuar Sapunaru në total atëherë, ka mbajtur edhe 15% të të drejtave të fitimit në shitjen e ardhshme të Albionit, atëherë Rrahmani llogaritet si futbollisti që i sjellë më së shumti Rapid Bukureshtit në histori.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga