Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - BALLKANI

Barazim në Gjilan, ndahen pikët

FOTO / Ballkani

Barazim në Gjilan, ndahen pikët


19 August, 2024 @19:11

Ndeshja në mes të Gjilanit dhe Ballkanit në kuadër të xhiros së dytë, ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1 [Robert Rrahmani 6’ - Queven Inacio 7’].

Gjilani kaloi shumë herët në epërsi në minutën e 6’ me Robert Rrahmanin, i cili shutoi nga distanca për të shënuar një super gol.

Por festa e gjilanasve zgjati vetëm 1 minutë. Queven Inacio shënoi menjëherë në minutën e 7’ me kokë, pas një harkimi të Walid Hamidit.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me këtë rezultat, derisa Kenan Haxhihamza ishte në super formë duke pritur sulmet e Ballkanit dhe ishte më meritori që Gjilani nuk pësoi humbje.

Në pjesën e dytë Almir Kryeziu shënoi 58’, por u anulua goli i tij për shkak të pozitës jashtë loje.

TABELA AKTUALE

Ballkani tani me 4 pikë gjendet në krye të tabelës së bashku me Llapin, Suharekën dhe Ferizajin, kurse Gjilani me 2 pikë, ende nuk u njoftua me fitore.

Në xhiron tjetër Ballkani takohet me Feronikelin 74, derisa Gjilani me Dukagjinin.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga