Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA - FERIZAJ

Supergol në kohën shtesë, Ferizaj merr pikë në Malishevë

Foto: KF Ferizaj / FB

Supergol në kohën shtesë, Ferizaj merr pikë në Malishevë


18 August, 2024 @19:03

Një fund mjaft interesant i ndeshjes u pa sot në përballjen mes Malishevës dhe Ferizajit.

Takimi në fjalë ishte 1-0 deri në fund, e një gol i mysafirëve në kohën shtesë bëri që ndeshja të mbyllet me barazim 1-1 (Fatjon Bunjaku 41’ / Redon Syla 90+1’)

Fatjon Bunjaku u bë golashënuesi i parë i Malishevës për këtë sezon, duke e gjetur rrjetën në minutën e 41’.

TABELA AKTUALE

Që nga ai moment e deri në minutën e parë të kohës shtesë gola nuk pati. E në fund, zëvendësuesi Redon Syla me një supergol barazoi shifrat në 1-1 dhe ia mundësoi një pikë skuadrës së tij.

Për t’u përmendur është fakti që te Malisheva sot mungoi Etnik Brruti, mungesa e të cilit ishte e dukshme.

Kjo ishte ndeshja e parë e Malishevës këtë sezon, pasi që ajo e xhiros së parë ndaj Dritës është shtyrë. Në anën tjetër, Ferizaj ka 4 pikë pas dy xhirove të para, pas fitores në xhiron hapëse.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga