Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAJZAT - KOSOVA U17

Vajzat e Kosovës U17 deklasojnë Malin e Zi U17

Foto: FFK

Vajzat e Kosovës U17 deklasojnë Malin e Zi U17


23 August, 2024 @12:56

Përsëri fitore e thellë për vajzat e Kosovës U17.

Në takimin e dytë miqësor në Hajvali ndaj Malit të Zi U17, vajzat e Kosovës fituan sot me rezultat të thellë 6-0 (Krenare Kelmendi, Olsa Maqastena, Agnesa Krasniqi, Loela Ahmeti, Bora Bajrami, Altuna Francaj).

Të drejtuara nga trajnerja Sanije Krasniqi vajzat e Kosovës shënuan plot tri herë në pjesën e parë, e pastaj edhe tri herë në të dytën për rezultatin final 6-0. Emrat e golashënueseve të Kosovës do të bëhen të ditur më vonë

Kjo ishte miqësorja e dytë mes këtyre dy shteteve brenda pak ditëve. Miqësoren e parë, para 2 ditëve, Kosova U17 e kishte fituar 5-0 (Olsa Maqastena (2), Loela Ahmeti dhe Krenare Kelmendi (2)).

Vlen të përmendet që ekipi i Kosovës në këto dy miqësore ishte i përbërë vetëm me vajza të Superligës së Kosovës, e kampi përgatitor po mbahet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese që vajzat tona i zhvillojnë në Shqipëri në fund të muajit tetor. Aty Kosova U17 ndodhet në grup me Shqipërinë dhe Izraelin.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova