Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Rrahmanit ofertë 6 milionëshe, Rapidi kërkon 8 milionë!

Rrahmanit ofertë 6 milionëshe, Rapidi kërkon 8 milionë!


6 June, 2024 @15:46

Mediat rumune sot kanë përfolur një transfer të mundshëm të sulmuesit të Kosovës Albion Rrahmani për në Slavia të Pragës. Sipas sport.ro që bazohet në njoftimin e Digisportit rumun, është thënë se ekipi çek ka ofruar 6 milionë euro për transferimin e sulmuesit Rrahmani në radhët e tyre.

Mirëpo, ekipi i Rapid Bukureshtit, ku aktualisht luan Rrahmani nuk po e pranon këtë ofertë. Rapidi po kërkon 8 milionë euro për Rrahmanin. Ekipi rumun e kishte marrë Rrahmanin prej Ballkanit të Suharekës për 600 mijë euro në verën e kaluar.

Pos Slavias së Pragës, për Albionin interesim ka shprehur edhe gjigandi skoces, Glasgoë Rangers. Edhe oferta e tyre është në regjionin e 6 milionëve. Përndryshe, Albion Rrahmani 23 vjeç ka regjistruar 26 paraqitje në elitën e futbollit rumun, duke shënuar 17 gola dhe duke bërë 5 asistime për ekipin.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova