Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA STËRVITJA E PARË E KOSOVËS

Dy stërvitje në ditë deri sa të niset ekspedita për Norvegji

Foto: FFK

Dy stërvitje në ditë deri sa të niset ekspedita për Norvegji


Teksti: FFK

31 May, 2024 @10:49

Kombëtarja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen miqësore që do ta zhvillojë më 5 qershor në Oslo kundër Kombëtares së Norvegjisë.

Në një atmosferë plot entuziazëm dhe energji pozitive, përzgjedhësi Franco Foda ka drejtuar stërvitjen e parë në përgatitje për këtë përballje të rëndësishme.

Stërvitja e parë u mbajt në Kampin Nacional në Hajvali, ku përveç Arijanet Muric, të gjithë lojtarët e tjerë të ftuar ishin prezent.

Seancat stërvitore do të vazhdojnë në dy termine çdo ditë deri në nisjen për në Oslo, më 3 qershor.

Trajneri dhe stafi teknik kanë planifikuar një sërë seancash intensive që krahas punës në fushën e gjelbër do të përfshijnë edhe analiza taktike.

Atmosfera në kampin stërvitor ishte e ngrohtë dhe pozitive, me lojtarët që punonin ngushtë me njëri-tjetrin për të ndihmuar në krijimin e një uniteti të fortë skuadre.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova