Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDESHJET DO TË MUND TË ZHVILLOHEN QË NË KORRIK

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të bëhet me fushë hibride

Foto: FFK & MKRS

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të bëhet me fushë hibride


30 March, 2024 @1:12

Të premten edhe zyrtarisht nisën punimet e shumëpritura në stadiumin e vetëm të Kosovës ku mund të luhen ndeshjet ndërkombëtare të kategorisë së katërt të UEFA-së, “Fadil Vokrri”.

Zyrtarë të Minsitrisë së Sportit, në krye me Minisitrin Hajrulla Çeku si dhe ata të Federatës së Futbollit të Kosovës me në krye kryetarin e saj Agim Ademi prezantuan dhe bënë fjalimin e rastit, ndërsa premtuan se punimet do të përfundojnë gjatë kësaj vere dhe stadiumi do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjet e shtatorit, kur fillon edicioni 20224/25 i Ligës së Kombeve!

Në këtë nismë, ka qenë i pranishëm edhe kreu i komanisë “Hatko”, Gusan Hatko, që do të kryejë punimet e cilësisë së lartë, ndërsa Ademi ka bërë të ditur se fusha do të jetë e cilësisë më të mirë me opcion hibrid për të përballuar të gjitha temperaturat dhe ndryshimet e motit, qoftë verës qoftë dimrit.

“Fusha hibrid e cila do të vendoset në stadium është teknologjia e fundit e fushave dhe e para e llojit të tillë në Kosovë.

Kjo fushë do të ketë edhe sistemin e ngrohjes, që do të jetë një lehtësim për mirëmbajten e saj gjatë stinëve të vjeshtës dhe dimrit, kur në vendin tonë mbretëron mot i ftohtë.” ka bërë të ditur njoftimi i FFK-së lidhur me lajmin.

Ndërsa është thënë që edhe ndeshja e parë në “Fadil Vokrri” do të mund të luhet gjatë korrikut të këtij viti, si testuese për të atë që e pret më pas këtë fushë.

“Mirëmbajtja e kësaj fushe do të bëhet me pajisje të veçanta dhe inovative të cilat janë të dedikuara për fushat hibrid.

Punimet e kësaj fushe do të vazhdojnë me intensitet të lartë për disa muaj në vazhdim, derisa ndeshja e parë në fushën e rinovuar pritet të zhvillohet në korrik.” - ka shkruar njoftimi i FFK-së në fund.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga