Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA NË TAVOLINË - NUK VJEN!

KA ia refuzon Llapit edhe ankesën e radhës!

Foto: KFLlapi/ fb

KA ia refuzon Llapit edhe ankesën e radhës!


21 March, 2024 @15:19

Pas refuzimit të ankesës nga Komisioni për Ankesa - shkalla e parë, Llapi ka marrë edhe refuzimin e radhës, kësaj radhe nga shkalla e dytë e këtij Komisioni!

Për shkak të një gabimi protokolar, Llapi pretendonte ta fitonte ndeshjen ndaj Malishevës me rezultat zyrtar.

Mëposhtë, po e sjellim Vendmin e plotë të Komisionit për Ankesa.

KD

Me datë 18.03.2024 “KF Llapi 1932” ka ushtruar ankesë në procedure të rregullt në shkallën e dytë e FFK-së, gjegjësisht komisionit për ankesa ku janë plotesuar të gjitha kushtet për shqyrtimin e kësaj lënde.
Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemjali kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 21.03.2024 shqyrtoi ankesën e “KF Llapi 1932” me nr Reference 1522/1, ushtruar me datë 18.03.2024 ku atakohet vendimi i komisionit të garave i datës 15.03.2024. Komisioni i ankesave pas shqyrtimit të lëndës duke trajtuar me kujdes të gjitha shkresat dhe aktet normative në fuqi në mënyrë unanime nxjerri këtë:


V E N D I M

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë vërteton se vendimi i komisionit të garave për ndeshjen e zhvilluar me datë 13.03.2024 në mes të KF Malisheva dhe ’’KF Llapi 1932’’ ka qenë i drejtë dhe se ankesa e KF LLapi 1932 hedhet poshtë.

ARSYETIM
Komisioni për ankesa në përbërje të plotë me datë 21.03.2024 ka shqyrtuar me kujdes këtë ankesë, të gjitha shkresat e lëndës, vendimin e komisionit të garave dhe në mbeshtetje të rregullores së garave të FFK ka vërtetuar vendimin e komisionit të garave të datës 15.03.2024, duke e cilësuar si vendim të drejtë i cili mbetet në fuqi.

Në ankesen e ’’KF Llapi 1932’’ atakohet vendimi i komisionit të garave duke u thirrur në nenin 62 të propozicionit të garave i cili përcakton rregullat e përgjithshme dhe afatet kohore në procedimin e ankesave në rrjedhen e pergjithshme të kampionatit. Përjashtimisht ketij rregulli kur gjirot zhvillohen të dielen dhe të mërkurën atëherë kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi i saj duhet të bëhet brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes së zhvilluar. Loja në mes të KF Malisheva dhe ’’KF Llapi 1932’’ është zhvilluar ditën e mërkurë të datës 13.03.2024 dhe gjiroja pasuese në kuadër të kampionatit ka qenë në fundjavë, atëherë për rastin në fjalë duhet zbatuar rregulli i nenit 72, të Rregullorës se garave të FFK-së. Me këtë rast ’’KF Llapi 1932’’ nuk i ka respektuar afatet kohore me rastin e procedimit të taksimit për këtë lendë dhe me të drejtë ankesa është cilësuar e pa afatshme. Duke u bazuar në të gjitha faktet referuar më lart vlerësohet se vendimi i shkallës së parë është drejtë dhe në perputhje me aktet normative të FFK-së.

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, mori këtë vendim bazuar në nenin 120 pika A të Rregullores Disiplinore.

Këshilla Juridike: Pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë në afatin kohor prej tetë ditëve nga publikimi i vendimit në web faqen zyrtare të FFK-së).

Prishtinë: Datë: 21.03.2024
Haki Xhemajli, kryetar
.◼

Llapi në javën e kaluar ishte ankuar te KG i FFK-së për rastin Rilind Haziraj, ku sipas ekipit të drejtuar nga Tahir Batatina, kishte parregullësi në paraqitjen e futbollistit me Nr. 99 të Malishevës, Rilind Haziraj.

Në fakt, asnjë Komision i FFK-së nuk e shqyrtoi ankesën e Llapit, pasi që, që prej shkallës së parë ata refuzonin ankesën për shkak të vonesës së Llapit për ankim për rastin në fjalë.

Yellow

KG-ja ditë më parë shkroi:

Komisioni i Garave i FFK-së, në mbledhjen e vetë të mbajtur me date: 15.03.2024, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 25-të të Albi–Mall Superligës së Kosovës, si dhe të ankesës së ushtruar nga KF Llapi, lidhur me pa rregullsinë e paraqitjes së lojtarit të KF Malisheva, me nr.fanele 99 Rilind Haziraj, ID 001027M99, Komisioni i Garave si organ i autorizuar dhe kompetent, Konform Nenit 71. të Rregullores së garave, me date: 15.03.2024 mori këtë:

V E N D I M

Ankesa e KF Llapi hudhet poshtë si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të, në mes të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancën e vet të mbajtur me datë 15.03.2024, regjistroi ndeshjet e javës së 25-të Albi Mall Superligës së Kosovës me rezultat të arritura në fushë, përveq ndeshjes KF.Malisheva KF-Llapi, e cila pas shqyrtimit të ankesës të KF-Llapi, të ushtruar me datën 14.03.2024 dhe të taksuar-paguar me datën 15.03.2024, e hudh poshtë sit ë pa afatshme ankesën.

Komisioni i Garave gjatë administrimit të ankesës dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se për Komisionin e Garave, sipas Nenit 72, Paragrafi 2, të Regullorës së Garave për shqyrtim dhe vendim marrje, dhe: (Kur gjirot zhvillohet të dielen dhe të mërkuren, atëher, kompletimi i lëndës së ankesës dhe taksimi-pagesa, duhet të bëhet Brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshsjes së zhvilluar).

Pasi që ankesa e KF-Llapi është ushtruar me datën 14.03.2024, kurse e taksuar-paguar me datën 15.03.2024, ndërsa ndeshja është zhvilluar me datën 13.03.2024, kështu që nuk është përmbushur neni 72, paragrafi 2 i rregullores së garave, prandaj: Ankesa e KF-Llapi hudhet posht si e pa afatshme dhe ndeshja e javës së 25-të KF Malisheva – KF Llapi, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:1 në favor të KF Malisheva.

Nga theksimet e lartëshenuara u vendos si në dispozitiv të këti vendimi.

Këshillë juridike: Kundër këtij vendimi, pala e pa kënaqur mund të paraqes ankesë Komisonit të Apelit të FFK-ës shkalla e dytë, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i këtij vendimi në faqen zyrtare të FFK-së apo datës të dërgimit ne e-mailin zyrtar të klubit.

Kryetari i Komisionit të Garave
Abdyl Bellopoja
. ◼

KF Llapi

Pas refuzimit nga KG-ja, Llapi kishte reaguar kështu në faqen zyrtare të ekipit në Facebook.

Reagim ndaj Vendimit të KG:

Me rastin e ankesës së paraqitur, në lidhje me parregullsinë e kartonëve të Rilind Hazirajt, në ndeshjen e luajtur më 13.03.2024 Malisheva-Llapi, KG ka refuzuar ankesën tonë me pretendim të paafatshmërisë. Kjo nuk qëndron pasi jemi bazuar në Nenin 62 të PG, ku thuhet: Arsyetimin përkatës duhet dorëzuar më së largu 48 orë pas përfundimit të ndeshjes Komisionit Organizativ të Garave të rangut përkatës. Krahas ankesës bashkangjitni edhe fletëpagesën e taksës prej 100 euro.
Ne kemi dorëzuar arsyetimin në kohë, sipas Nenit 62 të PG (provë, e-maili me arsyetimin e ankesës dhe pagesës, 15.03.2024 12:03). Siç duket KG nga ngutia për të refuzuar ankesën nuk i ka shikuar të gjitha Nenet që përpilohen nga KE i FFK-së. Andaj KF Llapi beson dhe shpreson se ka të drejtë dhe do të ankohet në shkallë të dytë dhe do të ndjek çdo rrugë të mundshme për këtë çështje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga