Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KD-së

Ballkani dhe Drita dënohen nga disiplinorja

Foto: KFLlapi/ fb

Ballkani dhe Drita dënohen nga disiplinorja


30 March, 2024 @1:53

Skuadra e Ballkanit dhe e Dritës, që po garojnë për titull kampioni këtë stinor në Superligë, janë dënuar në të holla nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës, i shkallës së parë.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur Vendimin e KD-së të premten mbrëma, duke njoftuar për vendimet që i solli KD-ja me në krye Metë Çekun.

Dënimet janë nga xhiroja e kaluar, që u zhvillua para ndeshjeve të kombëtareve, ndërsa Ballkani është dënuar me 1 mijë euro e Drita me 800 euro.

“FC ”Ballkani ”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina.Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi ” në rrugë , hudhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta . Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).” - shkruan në vendimin për FC Ballkanin.

Ndërkaq te ai për Dritën shkruan si mëposhtë.

“FC ”Drita”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 46 të ndeshjes hudhin topa masiv në fushën e lojës, ndërkaq në min 57 hudhin tre (3) shishe PVC dhe në min 65 hudhin dy shishe PVC në fushën e lojës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Drita – Gjilani . Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 800 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).”

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga