Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI'74 MPOSHT RIVALIN PËR MBIJETESË

Cervadiku vendos, Feronikeli’74 s’lejon afrimin e Fushë Kosovës!

Cervadiku vendos, Feronikeli’74 s’lejon afrimin e Fushë Kosovës!


31 March, 2024 @17:31

Në derbin e pjesës së poshtme të tabelës ka vendosur një gol. Ka qenë Ibrahim Cervadiku që ka shënuar gol në minutën e 9. të ndeshjes, ndërsa ky gol është treguar vendimtar për ekipin e tij Feronikeli’74 që fitoi duelin ndaj Fushë Kosovës, 1-0 [Ibrahim Cervadiku 9’].

Me këtë fitore Feronikeli’74 nuk ka lejuar që Fushë Kosova t’i afrohet atyre me pikë, pasi që ekipi i “pamurëve” në xhirot e kaluara kapi pikë të rëndësishme për të ngjallë shpresat e mbijetesës.

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, përkundër mundit, Feronikeli’74 i Shefki Kuqit nuk lejoi që Fushë Kosova të shënojë, ndërsa më pas kur mysafirët morën edhe kartonin e kuq kah minutat e fundit të ndeshjes, gjithçka u bë më e qartë se vendasit po shkojnë drejt fitores së tetë sezonale.

Feronikeli’74 pas 27 ndeshjesh ka 29 pikë dhe është i shtati në renditje - që siguron mbijetesën. Fushë Kosova ka 20 pikë, është e nënta dhe në pozitë për rënie direkte!


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga