Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI PËRSËRI BARAZON!

Gjilani vazhdon pa humbje

Gjilani vazhdon pa humbje


31 March, 2024 @17:35

Edhe ndeshja e tretë me radhë ka kaluar me pikë të fituar për Gjilanin, që po lufton për mbijetesë këtë stinor në Superligë. Ekipi i drejtuar nga Gentjan Mezani shënoi për avantazh në pjesë të parë, por pësoi hereët në pjesë të dytë, për të mos arritur më tej golin e fitores dhe kështu ekipet u ndanë me pikë nga ndeshja, Gjilani - Dukagjini 1-1 [Elton Cale 15’ - Altin Merlaku 52’].

Cale përfitoi në fillim të takimit nga një tentim i Senad Jarovicit, që më parë rrëmbeu topin nga pasimi i gabuar i Dren Fekës. Braziliani nuk gaboi nga afërsia ndërsa Gjilani mori epërsinë 1-0!

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë ekipi i Gjilanit nuk arriti të bëj më shumë, ndërsa në pjessë të dytë ka qenë Altin Merlaku që shënoi për barazim (55’) pas një pasimit të Gentrit Salihut për 1-1.

Aridon Bllaca ishte lënduar para golit pas një përplasjeje me bashkëlojtarin e tij të mbrojtjes, ndërsa pas golit të pranuar, u zëvendësua nga Rezon Matoshi.

Dukagjini kërkoi edhe njëherë, tentoi fitoren më pas - por mungoi finalizimi. Në fund, me nga një pikë secila, Gjilani është i teti me 27 pikë nga 17 ndeshje - në pozitën që dërgon në barazh për të shpëtuar stinorin. Ndërkaq Dukagjini me 35 pikë është i qetë në pozitë të gjashtë pa mundësi daljeje në Evropë, por edhe larg rrezikut për mbijetesë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga