Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI LIDER!

Llapi pa problem fiton ndaj Lirisë dhe merr kreun e Superligës

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi pa problem fiton ndaj Lirisë dhe merr kreun e Superligës


31 March, 2024 @17:23

Kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund të stinorit 2023/24 në Superligë dhe pas tre ndeshjeve pa fitore të liderit të deritashëm Ballkani - kreun e elitës së futbollit të Kosovës e mori Llapi.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina ka shënuar fitore komode ndaj Lirisë sot në “Zahir Pajaziti” në një mot të përshtatshëm për ndeshje, ndërsa ekipi i Llapit fare nuk çau kokën për më shumë, pasi që me dy gola të shpejt të pjesës së parë, mori në kontroll ndeshjen.

TABELA AKTUALE

Llapi avancoi me golin e Leotrim Bekteshit, ndërsa shtoi epërsinë me Adem Maliqin, për të vulosur fatin e takimit me Muhamet Hysenin në pjesë të dytë për përfundimtaren, Llapi - Liria 3-0 [Leotrim Bekteshi 8’, Adem Maliqi 17’, Muhamet Hyseni 66’].

Fitorja bën që Llapi tash të jetë në krye të Superligës me 54 pikë pas 27 ndeshjesh, duke pasur një më shumë sesa Ballkani që është kampion aktual i elitës. Në anën tjetër Liria tashmë pa frymëmarrje shprese, regjistroi humbjen e 19. sezonale dhe është e fundosur në tabelë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga