Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI NUK ARRIN TA MPOSHTË PRISHTINËN

Tre ndeshje radhazi pa fitore për kampionin aktual

Foto: FCPrishtina/ fb

Tre ndeshje radhazi pa fitore për kampionin aktual


30 March, 2024 @19:06

Ballkani nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola në derbin e ditës, ku ishte mysafir i Prishtinës sot. Ekipi i Ilir Dajës, përkundër mundit s’ka arritur të thyejë mbrojtjen bardhekaltër dhe në fund është pajtuar me barazimin, Prishtina - Ballkani 0-0.

Kjo është ndeshja e tretë për suharekasit që nuk shënojnë fitore, ndërsa tashmë kanë vënë në pikëpyetje kreun e tabelës, pasi që Llapi do të ketë mundësinë të bëhet lider nesër me fitore!

TABELA AKTUALE

Me nga një rast ideal për të dyja skuadrat, kur Gashi te Prishtina nuk arriti të shënojë, e në anën tjetër Mamadou Danfa prej afërsisë s’qëlloi portën me goditjen e fuqishme që e bëri (65’).

Në total nga pesë raste të tentuara drejt portës për secilin ekip, por pa u prek rezultati i ndeshjes, ndërsa me 27 ndeshje të luajtura Ballkani sonte mbetet lider me 53 pikë, kurse Prishtina e pesta ka 39 pikë dhe mbetet larg garave evropiane nga Superliga.

Përndryshe, këtë stinor në Superligë Ballkani e Prishtina asnjëherë nuk kanë arritur fitore në duelet mes veti. Të tre duelet e deritashme kanë përfunduar me barazim mes këtyre skuadrave.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga