MË NË FUND!
Nisin punimet në “Fadil Vokrri”
29 March, 2024 @15:16
Më në fund ka ardhur lajmi i shumëpritur, ndërsa në “Fadil Vokrri” me datën 29 mars kanë nisur punimet për rregullimin e tërësishëm dhe cilësor të fushës së lojës.
I tërë bari pritet të renovohet, ndërsa edhe do të bëhet sistemi i ri për drenazh, ujitje, por edhe mekanizmi lëvizës.
Për më tepër, Hajrulla Çeku, Ministri i Sportit në Qeverinë e Kosovës ka shkruar njoftimin ku thotë se do “Fadil Vokrri” do të jetë i gatshëm për ndeshjet vendore e ndërkombëtare.
“Nisën punimet për rindërtimin e tërësishëm të fushës së stadiumit Fadil Vokrri.
Me punë profesionale dhe pa humbur kohë stadiumi do të jetë i gatshëm për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare.
Konsolidimi i infrastrukturës së futbollit në gjithë vendin është prioritet i yni.” - ka shkruar Çeku në njoftim.