Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FTESAT E QERSHORIT

Tre futbollistëve të Kosovës u konfirmohen ftesat nga klubet e tyre

Tre futbollistëve të Kosovës u konfirmohen ftesat nga klubet e tyre


29 May, 2024 @12:03

Derisa FFK ende nuk ka bërë të ditur ditën e shpalljes së listës së lojtarëve të ftuar për miqësore me Norvegjinë që do të luhet në qershor, skuadrat ku luajnë lojtarët veçse kanë nisur të publikojnë njoftimin se futbollisti është ftuar.

Kështu, nga ata që Franco Foda do të ketë në listë deri tash dihen Valon Berisha (LASK Linz), si dhe dyshja e Rapidit të Bukureshtit Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi.

Kosova do të përballet me Norvegjinë më 5 qershor në Oslo.

Shumica e kombëtareve gjatë qershorit luajnë miqësore, por kanë të konfirmuara që moti 2 sosh. Kosova nuk ka arritur të sigurojë ndeshje me kundërshtarë tjetër akoma.


 
Të gjitha lajmet nga Kosova