S'FLET ASKUSH!
Pa asnjë deklaratë pas humbjes së thellë!
6 June, 2024 @16:05
Asnjëri nuk është deklaruar pas ndeshjes. As përzgjedhësi, as lojtarët e as ndonjë zyrtar i Federatës.
Pas humbjes së thellë të pësuar nga Norvegjia mbrëmë në Ullevaal të Oslos, ekipi e stafi i FFK-së nuk kanë pranuar të deklarohen pas ndeshjes.
Norvegjia mposhti Kosovën 3-0 në miqësoren e vetme të Dardanëve gjatë qershorit, ndërsa hat-trick në këtë fitore për skandinavët shënoi sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland. Ky i fundit dha një gol në pjesë të parë dhe dy të tjera në pjesë të dytë për të shuar secilën shpresë të ekipit të drejtuar nga gjermani Franco Foda, që kërkonte fitore në këtë përballje.
Njoftimin për mosdhënien e deklaratave pas ndeshjes e ka dhënë “Supersport Kosova” që ka qenë transmetues i ndeshjes!
Shfaqja në Ullevaal e Kosovës ka qenë për tu harruar mbrëmë. Ekipi që po kërkon kalimin nga Liga C e Kombeve në Ligën B, do të ketë punë të vështirë ndaj Rumanisë, Qipros e Lituanisë aty. Ndoshta dy skuadrat e fundit në letër mund të përpihen, por Rumania do të mbetet arrë e fortë dhe vështirësi e madhe për të shkuar tutje.