Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet
{embed="/menu"}

LIDERË VJESHTOR

Prishtina U21 mbyll pjesën e parë të stinorit si lidere

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina U21 mbyll pjesën e parë të stinorit si lidere


14 December, 2023 @14:36

Në stinorin e parë të luajtura ndonjëherë për ekipet U21 të Superligës së Kosovës në futboll, këtë mesjavë, faktikisht dje, është mbyllur gjysmëstinori 2023/24, ndërsa Prishtina U21 e drejtuar nga Azem Ahmeti ka përfunduar si lidere e ligës.

Me vetëm një humbje në 14 ndeshjet e zhvilluara nga 15 xhirot që u luajtën, Prishtina U21 ka bërë dallim të madh ndaj kundërshtarëve ndjekës në Superligën U21, ndërsa futbollistët e saj tashmë japin shpresa se shpejt mund të ndihmojnë edhe në ekipin e parë të bardhekaltërve.

TABELA AKTUALE

11 fitore të arritura dhe 34 gola të shënuara karshi vetëm 14 të pranuarave, Prishtina ka treguar forcën dhe dominimin në ligë, ndërsa ndjekës më të afërt ka Llapin U21 dhe Ballkanin U21.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga U21