KOK

Zgjedhen katër nënkryetarët e KOK-ut
25 March, 2021 @22:23
Pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku u shpallë kryetar të ri Ismet Krasniqi, në Kuvendin Zgjedhor të KOK-ut u votua edhe për nënkryetarët e mandatit të ri.
Prej 10 kandidatëve sa ishin në garë, nënkryetarë me shumicë të votave arritën të bëhen Gazmend Maxhuni nga Federata e Triatlonit, Milaim Kelmendi nga Federata e Skitarisë, Eugen Saraçini nga Federata e Hendbollit dhe Mimoza Shkodra Bislimi nga Federata e Volejbollit.
Sipas numrit të votave të fituara, Gazmend Maxhuni është bërë nënkryetari i parë i KOK-ut.
Në garë për nënkryetarë ishin edhe Arben Fetahu (basketboll), Memli Krasniqi (xhudo), Jeton Beqiri (pingpong), Lavdim Zylfiu (golf), Fatmir Makolli (kickboks), Halil Sylejmani (atletikë), por që nuk arritën të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë nënkryetarë.