XHUDO

Distria arrin finalen duke e mposhtur xhudisten ruse
16 April, 2021 @15:03
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Distria, e cila po garon në kategorinë -48 kg, e mposhti në gjysmëfinale rusen Sibina Giliazova.
Në finale xhudistja jonë do të ndeshet me xhudisten Daria Bilodid nga Ukraina.