Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DISFATA E RADHËS!

Nëntor i ftohtë për Kosovën!

Fotot: FIBA

Nëntor i ftohtë për Kosovën!


24 November, 2024 @20:05

Periudha me selektorin e ri të Kosovës, Jean-Denys Choulet nisi si mos më keq për “Dardanët”. Dy ndeshje dhe dy disfata për Kosovën në parakualifikime për Kampionatin Botëror të vitit 2027, ndërsa pas Zvicrës, sonte Kosovën e mposhti edhe Irlanda, 91-85.

Kosova nuk ka arritur të bëj më shumë as ndaj Irlandës. Me një start jo të mirë dhe me një këndellje të vogël në çerek të dytë, për pjesë të dytë me çerek të tretë të dobët dhe të katërt më të mirë, për pësim me 6 pikë dallim [24-12, 18-25, 31-21, 18-27].

Malcolm Armstead zëvendësoi Dominic Artisin e lënduar nga të natyralizuarit sot, ndërsa Armstead tregoi lojë më të mirë se ai, por nuk mjaftoi për më shumë. Ai luajti me 10 pikë, ndërsa kapiteni Dardan Berisha ishte më efikasi me 15 të shënuara, derisa shutoi 3/13 për tre pikë. Lis Shoshi dha 14 pikë e bëri 5 kërcime.

Neal Quinn dhe Sean Flood ishin më të mirë te Irlanda. I pari dha 23 pikë, i dyti 21 pikë, për të bërë dallimin kur ishte e nevojshme për ekipin e drejtuar nga Mark Keenan.

TABELA AKTUALE E GRUPIT A, PARAKUALIFIKUES:

1. Zvicra 4-0
2. Irlanda 2-2
3. Azerbajxhani 1-3
4. Kosova 1-3.

Ndeshjet e ardhshme të Kosovës do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm në Prishtinë përballë Azerbajxhanit dhe Zvicrës.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga