LISTA E LOJTARËVE
12-shja finale e Kosovës, e para në Jean-Denys Choulet
20 November, 2024 @21:37
Kosova do të përballet me Zvicrën dhe Irlandën në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
Sfida e parë është në Bern më 21 nëntor, derisa e dyta më 24 nëntor në Dublin.
Dardanët filluan përgatitjet më 12 nëntor nën udhëheqjet e përzgjedhësit të ri, Jean-Denys Choulet.
Sot është zhvilluar stërvitja e fundit në Prishtinë, ku Jean-Denys Choulet, ka zgjedhur 12shen përfundimtare.
Për shkak të lëndimit nuk do të jetë Musab Mala, derisa në fund probleme me lëndime kanë pasur edhe Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi, duke mos arritur të jenë të gatshëm për këto ndeshje. Dominic Artis është rikthyer te Kosova.
Atmosfera në ekipin dardan ka qenë mjaft e mirë nga fillimi deri në fund, duke u përgatitur maksimalisht për këto dy ndeshje.
Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje. Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.
LISTA PËRFUNDIMTARE E KOSOVËS:
Dardan Berisha (Peja)
Meriton Ismaili (Bashkimi)
Arti Hajdari (Peja)
Gëzim Morina (Ylli)
Arian Qallaku (Ylli)
Lis Shoshi (Ylli)
Mikaile Tmusic (Trepça)
Erjon Kastrati (Trepça)
Dardan Kapiti (Trepça)
Rron Ukaj (Peja)
Dominic Artis (Strasbourg)
Muhamedali Janjeva (Prishtina)
Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet.
Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Dritëro Sefaja dhe Andin Rashica.