PEJA IA BËN 2-0 PRIZRENIT!
E dyta fitore me radhë për Pejën
10 November, 2024 @21:37
Peja ka shënuar fitoren e dytë me radhë në Superligë për herë të dytë këtë stinor. Të drejtuar nga Daniel Nelson, verdhezinjtë kanë mposhtur KB Prizrenin në “Sezai Surroi” sonte, me rezultat 69-85, ndërsa kanë fituar çdo çerek të lojës, duke shtuar epërsinë vazhdimisht për të arritur te fitorja me 16 pikë dallim në fund.
Terwell Beck me 18 pikë e 6 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Pejës në fitore, ndërsa 15 pikë i dha Tristan Ikpe. Arti Hajdari ka qenë në element sot, duke shënuar 14 pikë për 11 minuta e gjysëm lojë, prej të cilave 4 treshe nga 5 tentime! Lojë të mirë tregoi edhe Rron Ukaj, që për 16 minuta lojë dha 10 pikë e bëri 7 kërcime.
Te Peja, për tu theksuar, sonte debutoi edhe përforcimi i fundit i ekipit Denys Lukashov. Ukrainasi në 24 minuta lojë nuk dha asnjë pikë, derisa bëri 4 asistime e 3 kërcime
Prizreni në anën tjetër, si pikë kryesore ka pasur Jordan Johnsonin që në 38 minuta lojë dha 25 pikë, duke shutuar 5/14 për tre pikë. Ai bëri edhe 4 asistime e 4 kërcime për ekipin e tij. Wayne Arnold dha 14 pikë e bëri 8 kërcime, kurse John Walker III që shënoi 7 pikë, bëri 9 kërcime e 3 bllokada në këtë ndeshje.
Derisa Peja duket se po kthehet ngadalë në luftë për pjesën e epërme të tabelës, Prizreni tashmë duket se është në zonë të rrezikshme të renditjes pasi pas 9 xhirove kanë bilancin 2-7, në vend të parafundit. Peja është e pesta me 4-5.