Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR. 8

Trepça dënohet me 1’400 euro nga KG

Fotot nga ndeshja: KBTrepça/ fb

Trepça dënohet me 1’400 euro nga KG


5 November, 2024 @14:17

Pas fitores së shënuar ndaj Bashkimit në derbin e xhiros së VIII, Trepça është dënuar nga KG i FBK-së me 1 mijë e 400 euro për shkak të akteve të tifozërisë së saj.

Mitrovicasit, që ia shkaktuan humbjen e parë prizrenasve këtë stinor dhe ngushtuan dallimin në krye të renditjes tabelare, do të duhet të paguajnë dy dënime nga 700 euro siç ka bërë të ditur Informatori Nr. 8 i Superligës.

Trepça është dënuar për shkak të shkeljes së nenit 51.6 me 700 euro si dhe për shkak të shkeljes së nenit 51.11 me 700 euro tjera, nga përballja ku ishin mbledhur 2 mijë e 500 shikues në “Minatori”.

TABELA AKTUALE

Neni 51.6 dënon për shkak të “animi dhe sjellja josportive, sharja në kor e shikuesve ndaj ekipeve, gjyqtarëve, lojtarëve, personave zyrtarë... etj.” ndërsa neni 51.11 dënon për shkak të “hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna, në parket, apo në afërsi të tij.”

Pas fitores së shënuar ndaj liderit të Superligës Bashkimi (7-1), Trepça tash ka bilanc (6-2), ndërsa është në ritëm të katër fitoreve me radhë në Superligë. Përndryshe, në Informatorin e xhiros së tetë të Superligës nuk është shqiptuar asnjë dënim tjetër as për skuadra e as për akterët në fushë të lojës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga