FIBA EUROPE CUP
Humbje në Gjermani, Ludwigsburgu i papërballueshëm për Trepçën
5 November, 2024 @21:20
Në udhëtim te Ludwigsburgu gjerman, Trepça sonte pësoi humbje në kuadër të ndeshjes së saj të pestë në fazën grupore të FIBA Europe Cup.
Ndeshjen në fjalë skuadra gjermane e fitoi me rezultat 87-54.
Dominimi vendas ishte i padiskutueshëm që nga fillimi dhe për fituesin sonte nuk pati dyshim në asnjë moment.
Te skuadra gjermane më i dalluari sonte ishte Justin Simon me 17 pikë.
Ndërkohë, Larry Thomas me 21 pikë dhe Mikaile Tmusic me 14 pikë ishin më të mirët te Trepça në këtë disfatë. Asnjë lojtar tjetër mitrovicas nuk pati pikë dyshifrore në këtë përballje.
Kjo është humbja e pestë e Trepçës në po aq ndeshje të luajtura në Grupin H të FIBA Europe Cup, grup në të cilin ndodhen edhe Ludwigsburgu (Gjermani), Caledonia (Skoci) dhe Dijoni (Francë).
Pa gjasa për kalim tutje, ndeshjen e fundit mitrovicasit e luajnë si mysafirë të skuadrës skoceze Caledonia më 13 nëntor.