STËRVITJA E PARË, PARA NDESHJES NDAJ IRLANDËS
Pas arritjes, Kosova kryen stërvitjen e parë në Dublin
22 November, 2024 @21:17
Basketbollistët e Kosovës pas disfatës së thellë të pësuar në Zvicër mbrëmë, kanë arritur sot në Irlandë. Me të arritur aty sot, ekipi i Kosovës i drejtuar nga francezi Jean-Denys Choulet ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë në palestrën përkatëse.
FBK ka bërë të ditur se stërvitje do të ketë edhe nesër, ndërsa të dielën prej orës 18:00 luhet përballja e katërt e fazës parakualifikuese në kuadër të Grupit H, ku Irlanda pret Kosovën.
Tabela aktuale e Grupit H është: Zvicra 3-0, Irlanda 1-2, Kosova 1-2 dhe Azerbajxhani 1-2. Një fitore ndaj irlandezëve do të ngriste Kosovën në pozitë të dytë dhe do t’i jepte shpresë për përballjet e fundit parakualifikuese.