BARAZIM NË DERBI!
Kryeziu ia mohon fitoren Ballkanit!
24 November, 2024 @20:43
Me barazim ka përfunduar derbi i pasdites të së dielës, ndërsa Prishtina me gol në pjesë të dytë ia ka mohuar fitoren Ballkanit sot, në ndeshjen që përfundoi me rezultat: Prishtina - Ballkani 1-1 [Leotrim Kryeziu 61’ - Bleart Tolaj 32’].
Prishtina e nisi më mirë ndeshjen, duke krijuar dy tre mundësi para portës së Enea Koliçit, por pa sukses. Ndërkaq Ballkani me një pasim në thellësi të Lindon Emërllahut, që gjeti Bleart Tolajn në zonë, arriti epërsinë. Munguan rastet më pas, ndërsa dallimin në pjesë të dytë e bëri Leotrim Kryeziu që konkretizoi nga afërsia një pasim të gjatë të Najeeb Yakubut për barazim! Për Kryeziun, ky ka qenë goli i tretë në katër ndeshjet e fundit me Prishtinën. Ndërsa ai kishte edhe një rast të mirë, por s’arriti të shënojë.
Deri në fund të ndeshjes Prishtina kishte edhe një mundësi, ndërsa Ballkani arriti të shënojë, por që referi anësor kishte ngritur flamurin më herët, për pozitë jashtë loje. Barazimi në këtë derbi i jep shpresë Dritës për të ngritur dallimin në krye të tabelës ndaj suharekasve kampionë. Drita pret Llapin nesër.
Prishtina me barazim mbetet e katërta në tabelë me 22 pikë nga 14 ndeshje, ndërkaq Ballkani ka 2 pikë më shumë sesa ata. Liderja Drita është në 28 pikë.