Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA - SUHAREKA

Drita fiton bindshëm ndeshjen e mbetur, i prin e vetme ligës

Drita fiton bindshëm ndeshjen e mbetur, i prin e vetme ligës


20 November, 2024 @14:55

Në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë për shkak të angazhimeve të Dritës në garat evropiane, sot skuadra e Dritës shënoi fitore bindëse ndaj Suharekës mysafire.

11-SHET STARTUESE

Takimi në fjalë përfundoi 4-2 (Arb Manaj 36’, Blerim Krasniqi 49’ 63’, Albert Dabiqaj 57’ / Liridon Fetahaj 54’, Alden Skrijelj 86’) për vendasit e drejtuar nga shkupjani Zekerija Ramadani.

Pjesa e parë dhuroi vetëm një gol. Një krosim i Blerim Krasniqit prej krahut të majtë e gjeti në zonë Arb Manajn, i cili nga afërsia shënoi si një sulmues tipik për 1-0 (36’), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

TABELA AKTUALE

Pjesa e dytë ishte tejet e mirë dhe dhuroi 3 gola që në 15 minutat e parë të saj, e më vonë edhe dy tjerë.

Në minutën e 49’, pas disa lëvizjeve fantastke të Almir Ajzerajt në krahun e majtë, krosimin e këtij të fundit në rrjetë me kokë e çoi Blerim Krasniqi dhe kështu Drita kaloi në epërsi të dyfishtë.

Gjithsesi, reagim suharekas erdhi shpejt. Liridon Fetahaj me një krosim që nuk u prek nga askush dhe përfundoi në rrjetë e ngushtoi disavantazhin e skuadrës së tij (2-1, minuta e 54’).

Por, gëzimi suharekas nuk zgjati shumë. Mbrojtja e skuadrës së drejtuar nga Qëndrim Kida përsëri çaloi dhe pësoi dy herë për 6 minuta.

Së pari, për 3-1 shënoi Albert Dabiqaj, i asistuar nga Besnik Krasniqi. Për Dabiqajn ky ishte goli i pestë sezonal, ndërkohë për Besnik Krasniqin ishte asisti i pestë i sezonit, që e mban atë lider në listën e top asistuesve të Superligës.

Më pas, një supergol i Blerim Krasniqit nga distanca e çoi rezultatin në 4-1 pas 63 minutave të zhvilluara. Ky i fundit pati paraqitje fantastike sot, duke e mbyllur ndeshjen me 2 gola dhe 1 asistim.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes Alden Skrijelj i Suharekës shënoi (86’) për përfundimtaren 4-2 dhe kështu ndeshja u mbyll me fitoren bindëse të Dritës, që tashmë i afrohet Ballkanit për numrin e golave të shënuara, ndërkohë që ka mbrojtjen më të mirë në elitë.

Lajm i keq për Dritën sot mund të jetë vetëm lëndimi i qendërmbrojtësit Juan Mesa, i cili u detyrua të largohet nga loja për shkak të lëndimit në mesin e pjesës së dytë.

Pas startit të mirë të sezonit, Suhareka sot ka shkuar në katër ndeshje rresht pa fitore në ligë, kurse fitorja e sotme bën që Drita, tashmë me ndeshje të barabarta me kundërshtarët, për momentin t’i prijë e vetme Superligës.

Në xhiron që vjen, Drita luan në shtëpi ndaj Llapit, e Suhareka e pret Ferizajin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga