NGA KOMISIONI I GARAVE
KF Ferizaji në disiplinore, “gjuhet me gurë ndihmës-referi”
13 November, 2024 @10:37
Ekipi i Superligës, KF Ferizaji është futur në procedurë disiplinore nga Komisioni i Garave të FFK-së. Klubit, që këtë stinor iu kthye Superligës duke fituar Ligën e Parë - Grupi B, i është inicuar procedurë disiplinore nga KG pasi që publiku vendas ka gjuajtur me gurë ndaj asistentit të dytë të ndeshjes, për të cilën është ndërprerë edhe ndeshja për disa minuta.
Ferizaji u mposhtë nga Drita në fundjavën që e lamë pas 1-2, edhe pse udhëhiqte 1-0. Pos klubit, në disiplinore është futur edhe zyrtari i KF Ferizajit Arben Qerimi i cili ka sharë dhe ofenduar gjyqtarin kryesor të ndehjes me ç‘rast ka marrë karton të kuq.
Vendimet e KG-së:
Ndaj: KF “Ferizaj”. Motivi: Lëshim në organizim të ndeshjes. Në min 54 dhe 73 nga publiku vendas gjuhet me gurë asistenti i dytë për çka ndërprehet ndeshja për disa minuta. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj-Drita.
Ndaj: Zyrtarit të KF “Ferizaj”, Arben Qerimi nr ID 032613M73. Motivi: Në ndeshjen Ferizaj-Drita në min 69 ofendoj dhe shau gjyqtarin kryesor. Pas sinjalizimit të gjyqtarit të katërt ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drita.