BOKS

Donjeta Sadiku do të stërvitet në Finlandë me medalisten olimpike, botërore dhe evropiane
7 April, 2021 @20:08
Me ftesë të Federatës së Boksit të Finlandës dhe Komitetit Olimpik të Finlandës, boksierja jonë, Donjeta Sadiku, së bashku me trajnerin e saj, Besim Brahimi, janë ftuar për të marrë pjesë në përgatitje në Tampere të Finlandës.
Donjeta Sadiku është ftuar si sparing partnere e boksieres më të mirë në botë, medalistes olimpike, botërore dhe evropiane, Mira Potkonenn.
Përgatitjet do të mbahen prej 9-22 prill 2021.
Përgatitjet në Finlandë do t’i ndihmojë Sadikut për të qenë e gatshme për kualifikimet evropiane për Lojërat Olimpike Tokio 2020, që mbahen në Paris të Francës, prej 04-08 qershor 2021.