Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERONIKELI 74 - DRITA

Barazim në Drenas, Drita ndalet nga Nikli 74

Barazim në Drenas, Drita ndalet nga Nikli 74


19 October, 2024 @14:58

Barazim befasues i Dritës në udhëtim te Nikli 74 në Drenas.

Gjilanasit e nisën ndeshjen si favoritë, por megjithatë nuk e gjetën rrjetën për asnjë moment, e në fund ndeshja u mbyll 0-0. Kjo ishte ndeshja e dytë me radhë që Drita lëshon pikë në Superligë.

Ndonëse më kërkuese ishte skuadra e Dritës, pjesa e parë u mbyll pa gola.

TABELA AKTUALE

Njëjtë si pjesa e parë, as pjesa e dytë nuk prodhoi gola dhe skuadrat u detyruan të pajtohen që pikët të ndahen.

Vlen të përmendet paraqitja fantastike e Davide Borsellinit, portierit të Niklit, që sot e shpëtoi disa herë portën e skuadrës së tij. Njëkohësisht, për Niklin kjo ishte ndeshja e parë sezonale e mbyllur pa pësuar gol.

Xhiron që vjen, Drita ka punë në udhëtim te Malisheva, e Nikli e pret Ferizajin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga