Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INICIMET E KOMISIONIT TË GARAVE

KG fut në disiplinore Llapin dhe Dritën

Foto: KFLlapi/ fb

KG fut në disiplinore Llapin dhe Dritën


8 October, 2024 @14:01

Komisioni i Garave të Superligës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj KF Llapit të Podujevës dhe FC Dritës së Gjilanit.

Njoftimin e ka publikuar Federata e Futbollit e Kosovës duke shpalosur vendimin e KG-së, ku janë treguar arsyet e inicimit të disiplinoreve për klubet në fjalë. Mëposhtë, po sjellim pa ndërhyrje këto:

—-

Ndaj: FC “Llapi”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 19 simpatizuesit e FC “Llapi”, ndezin mjete piroteknike tyumuese dhe si pasoj gjyqtari detyrohet ta ndërpres ndeshjen për 2 min . Veprimin e njejtë e përsëriten edhe në min 44 për çka ndërprehet loja për 1 minutë. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Llapi-Ballkani.

Ndaj: FC “Drita“. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 4 tifozët e FC “ Drita”, ofendojnë rëndë në kor lojtarin me nr 2 të SC “ Gjilani “ , Armend Thaqi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita-Gjilani.

—-

Llapi në ndeshje ndaj Ballkanit barazoi 0-0. Kurse Drita barazoi me Gjilanin 1-1. Të dyja ndeshjet ishin derbi të ditëve që u luajtën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga