Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES NË PODUJEVË

Barazim që s’i konvenoi asnjërës!

Fotot: FCBallkani & KFLlapi/ fb

Barazim që s’i konvenoi asnjërës!


6 October, 2024 @18:36

Derbi i ditës në Superligë u zhvillua në “Zahir Pajaziti” ndërsa ekipi i Llapit dhe i Ballkanit përkundër luftës, shpeshherë tepër të matur, nuk kanë arritur të gjejnë fitues në duelin mes tyre, për të mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë: Llapi - Ballkani 0-0!

Të dyja skuadrat u përpoqën të arrijnë diçka më shumë, por asnjëra s’arriti të tund rrjetën kundërshtare për rezultat. Një rast të mirë kishte Hamdi Namani, kur nga afërsia gjuajti me kokë - jashtë porte (18’).

TABELA AKTUALE

Raste tjera shumë të mira për tu theksuar nuk u vërejtën, ndërsa trajnerëve përkatës, Tahir Batatina i vendasve dhe Artim Pollozhani i mysafirëve, as zëvendësimet nuk i ndihmuan për më tepër! Rezultati i bardhë në fund, dha nga një pikë për secilën.

Llapi mbyllë xhiron në pozitë të tretë me 14 pikë nga 8 ndeshje të luajtura në 8 xhirot e para të stinorit, njëjtë sikurse Ballkani, por që është në pozitë të dytë për shkak të goldallimit më të mirë. Lidere e Superligës është Malisheva me tre pikë më shumë sesa ndjekësit që barazuan sot! Para se të niste ndeshja, një gjest për tu mos harruar pa u përmendur derisa futbollistët e Llapit dhe të Ballkanit dolën me maica pembe në fushë në mbështetje të fushatës për sensibilizim lidhur me sëmundjen e kancerit të gjirit.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga