Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA KRYESON SUPERLIGËN

Malisheva përmbys Suharekën dhe merr kryesimin në Superligë

Fotot: FCMalisheva/ fb

Malisheva përmbys Suharekën dhe merr kryesimin në Superligë


6 October, 2024 @18:31

Malisheva është kryesuese e re e Superligës. Ekipi i drejtuar nga Bekim Isufi ka shfrytëzuar në mënyrë më të mirë barazimin në duelin Llapi-Ballkani, duke përmbysur kundërshtarin e sotëm Suharekën për të fituar tre pikë të reja dhe për të dalë në krye të renditjes tabelare!

Pjesa e parë plotësisht e Suharekës, ndërsa Mevlan Zeka i dha herët epërsinë ekipit të drejtuar nga Shpëtim Duro! Ai kishte shënuar edhe një më herët, por që u anulua për ofsajd. Malisheva kah fundi i pjesës së parë mendoi se u rikthye, por VAR anuloi golin e Arlind Veliut - për ofsajd.

TABELA AKTUALE

Sidoqoftë, pjesa e dytë ishte krejt tjetër me Malishevën superiore në lojë dhe me golat e shpejtë të Arlind Veliut e Fatjon Bunjakut mysafirët morën epërsinë, kurse kah fundi Drilon Hazrollaj vulosi fitoren: Suhareka - Malisheva 1-3 [Mevlan Zeka 9’ - Arlind Veliu 58’, Fatjon Bunjaku 63’, Drilon Hazrollaj 82’pen.].

Drilon Hazrollaj

Fitorja e çon Malishevën në vend të parë me fitoren e pestë në 8 xhirot e zhvilluara, ku kanë mbledhur 17 pikë, 3 më shumë sesa ndjekësit e parë, Ballkani e Llapi! Suhareka në anën tjetër mbetet me 13 pikë pas 8 xhirove, por kanë një ndeshje më pak të luajtur.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga