Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KD-së

KD dënon Llapin me 1’500€, Dritën me 1’000€

KD dënon Llapin me 1’500€, Dritën me 1’000€


17 October, 2024 @19:31

Kanë dalë sot Vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor dhe të Etikës së Superligës dhe Ligës së Parë, ndërsa nga klubet e dënuara për ndeshjet e kaluara në kuadër të Superligës janë vërejtur dënime për Llpain dhe për Dritën.

Dy skuadrat janë dënuar për lëshim të organizimit të ndeshjes, mirëpo në situata të ndryshme, kanë bërë që Llapi të dënohet me 1 mijë e 500 euro, ndërsa Drita me 1 mijë euro.

Mëposhtë, po e sjellim Vendimin e KG-së, për të dyja klubet:

FC “Llapi”. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 19 simpatizuesit e FC “Llapi”, ndezin mjete piroteknike tymuese dhe si pasojë gjyqtari detyrohet ta ndërpres ndeshjen për 2 min . Veprimin e njejtë e përseriten edhe në min 44 për çka ndërprehet loja për 1 minutë. Sipas raportit të delegatit dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2/A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1500 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). (Recedivist).

FC “Drita“. Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 4 tifozët e FC “Drita”, ofendojnë rëndë në kor lojtarin me nr 2 të SC “Gjilani“, Armend Thaqi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Drita-Gjilani. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 pika 2 / A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga