MIQËSORE

Kosova përsëri mposhtë Kuvajtin
19 December, 2021 @22:39
Hendbollistët e Kosovës janë treguar më të mirë se Kuvajti edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar në Podgoricë të Malit të Zi.
Në ciklin e ndeshjeve përgatitore për të përzgjedhurit e Bujar Qerimit, djelmoshat janë treguar më të mirë për herë të dytë ndaj Kuvajtit dhe me fitoren e sontme 25-22.
Sipas informatës së lëshuar nga FHK, kjo ndeshje ishte më e ashpër se e para dhe 5 minutat e fundit të miqësores nuk u zhvilluan për shkak se dy lojtarë të Kuvajtit u lënduan.
Javën tjetër miqësorja e Kosovës është ndaj Malit të Zi, me ç‘rast edhe përfundon cikli i përgatitoreve atje.