Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTOJNË CILËSI EDHE NË MENAXHMENT

Prishtina e Re emëron Labinot Mehmetin si zv. drejtor menaxhues

Prishtina e Re emëron Labinot Mehmetin si zv. drejtor menaxhues


5 August, 2024 @11:27

Skuadra e Prishtinës së Re, pos përforcimeve të prezantuara në ekip me lojtarë të ndryshëm si dhe futbollistë që kanë vazhduar kontratat me ekipin, ditë më parë ka bërë të ditur se ka përforcuar edhe menaxhmentin e ekipit.

Kështu, ekipi në fjalë ka emëruar Labinot Mehmetin si zëvendës drejtor menaxhues të klubit të futbollit, në kuadër të ngritjes së kapaciteteve organizatave në të gjitha nivelet e klubit.

Mehmeti është i njohur për publikun futboll-dashës si analist dhe komentues teknik në disa prej TV-ve të Kosovës, ndërsa ka të kryera trajnime ndërkombëtare për menaxhim dhe të sportit.

Përndryshe, Prishtina e Re në stinorin e kaluar ishte një hap pranë të arrij sukses historik për të siguruar për herë të parë Superligën, por u mposht në përballjen e dytë të barazhit nga ekipi i Feronikelit’74, pasi që kishte kaluar duelin e parë të barazhit ndaj Dinamos së Ferizajit.

Në stinorin që do t’ia nis në gjysmën e dytë të këtij muaji, Prishtina e Re do të kërkojë përsëri mundësinë për të kaluar në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë