ARGJENTINASI MBETET TE PRISHTINA E RE
Agustin Rojas vazhdon me Prishtinën e Re
22 July, 2024 @13:19
Përforcimet vazhdojnë kur kanë mbetur gati edhe një muaj për të nisur stinori i ri i Ligës së Parë, ndërsa Prishtina e Re ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me mesfsuhorin ofanziv nga Argjentina, Agustin Rojas.
Futbollisti 25-vjeçar, që luajti gjatë pjesës pranverore të stinorit me Prishtinën e Re në stinorin e kaluar, ka bindur drejtuesit e klubit për t’ia vazhduar kontratën dhe tashmë Prishtina e Re duke publikuar edhe qëllimin ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me lojtarin.
“Fantazisti argjentinas, Agustin Rojas i cili në Janar u bashkua me grupin, ka treguar cilësitë e tij dhe ka bindur të jetë pjesë e projektit tonë afatgjatë.
Rojas i cili tregoi cilësi dhe kreativitet të jashtëzakonshem në këto 6 muaj, presim të shpërthej këtë edicion dhe të ndihmoj ekipin drejt titullit kampion,” ka shkruar njoftimi i Prishtinës së Re sot.
Përndryshe, Prishtina e Re që në stinorin debutues 2023/24 në Ligë të Parë - Grupi B, ka arritur që të përfundojë si e dyta. Më pas kaloi barazin e parë duke mposhtur Dinamon e Ferizajit, por u eliminua nga dera e Superligës në barazh ndaj Feronikelit’74 ku u mposht në sekondat e fundit të ndeshjes (90’+7) 1-0.
Si duket këtë herë, Prishtina e Re nuk dëshiron të gabojë dhe ka bërë të ditur se ka ekipi po synon titullin në Ligën e Parë - Grupi B, që siguron Superligën direkt - pa pasur nevojë për ndeshje barazhi.