QENDËRSULMUES I RI TE PRISHTINA E RE
Prishtina e Re zyrtarizon Astrit Berishën
21 July, 2024 @12:02
Ish sulmuesi i Lirisë dhe së fundi i Suharekës, Astrit Berisha është zyrtarizuar sot si qendërsulmues i ri i ekipit prishtinas, Prishtina e Re. Bardhekaltërit që ishin shumë afër sigurimit të Superligës por nuk arritën të kalonin barazhin, pas ndarjes me Urim Statovcin në këtë pozitë kanë arritur marrëveshje njësezonale me Berishën.
Berisha në stinorin e kaluar ishte pjesë e Suharekës, të cilët arritën Superligën, por nuk vazhduan me qendërsulmuesin në fjalë. Tash, pas stinorëve të kaluar në Ligën e Parë - Grupi A, ai do të provojë fatin në Ligën e Parë - Grupi B ku me Prishtinën e Re do të kërkojë plasimin sa më lartë, dhe pse jo kësaj radhe Superligën.
“Me kënaqësi ju prezantojmë sulmuesin e mirënjohur dhe të dëshmuar në futbollin tonë, Astrit Berisha, i cili ka nënshkruar me ne!
Astriti së fundi ishte pjesë e Suharekes me të cilen ishte një nga më të merituarit për titullin.
Për disa vite me radhë ka qenë ndër lojtarët dhe golashënuesit më të mirë në Ligën e Parë dhe jo vetëm.
Astriti iu bashkua projektit tonë për të arritur synimim e këtij edicioni, e për të qenë bashkë edhe në nivelet elitare, andaj jemi shumë të lumtur t’a kemi në mesin tonë.
Me Astritin dhe shokët e tij, sulmi ynë presim të jetë i frikshem.
Mirë se vjen në familjen tonë, Astrit. Shëndet, suksese e shumë gola.” - shkroi KF Prishtina e Re në njoftim.