Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E PARË

Liga e Parë 2024/2025, ndarja e ekipeve në Grupet A dhe B

Liga e Parë 2024/2025, ndarja e ekipeve në Grupet A dhe B


24 July, 2024 @14:05

Më në fund, kur ka më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ri, FFK ka bërë të ditur se kush do të garojë në Grupet A dhe B të Ligës së Parë në sezonin që po vjen.

Skuadrat e Ligës së Parë janë ndarë në grupet përkatëse kështu:

GRUPI A: Besa Peja, Drenica, Istogu, Liria, Mitrovica, Rahoveci, Rilindja 1974, Trepça, Trepça ‘89, Vëllaznimi.

GRUPI B: 2 Korriku, Dinamo, Flamurtari, Fushë Kosova, KEK-u, Kika, Prishtina e Re, Ramiz Sadiku, Vjosa, Vushtrria.

Siç shihet, Dinamo tashmë ka kaluar në Grupin B, për dallim nga viti i kaluar. Skuadrat e reja në Grupin A janë Besa e Pejës dhe Mitrovica, kurse në Grupin B përveç Dinamos këtë sezon aty do të luajë edhe Fushë Kosova e KEK-u.

Sezoni i ri në Ligën e Parë starton më 17 gusht, e ai i Superligës një javë më herët.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë