Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVARËT ME TRAJNER TË RI

Leotrim Krasniqi - trajner i ri i Vëllaznimit

Leotrim Krasniqi - trajner i ri i Vëllaznimit


12 July, 2024 @20:52

Trajneri i ri në moshë, por është treguar i suksesshëm me ekipet që ka drejtuar.

Leotrim Krasniqi do të jetë trajneri i ri i Vëllaznimit për stinorin 2024/25, pasi që këta të fundit ndanë rrugët me tiranasin Ardian Mema.

Para pak çastesh, Vëllaznimi zyrtarizoi Krasniqin si trajner të ri të ekipit. Ky i fundit ka qenë trajner i Vjosës së Shtimes përgjatë një stinori e gjysmë, ndërsa më parë ka punuar edhe te Prishtina.

“KF Vëllaznimi njofton se ka arritur marrëveshje me Leotrim Krasniqin si kryetrajner për sezonen 2024/25,” ka shkruar njoftimi i KF Vëllaznimit.

Krasniqi kështu do të gjejë ekipin e gatshëm për stinorin e ri të Ligës së Parë - Grupi A, pasi që Vëllaznimi ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratave me një pjesë të mirë të ekipit të parë që barti barën kryesore në stinorin e kaluar si dhe mund të shtojë përforcime tjera në ekip.

Gjakovarët, që dy vjet më parë humbën statusin e ekipit nga Liga e Parë, u fuzionuan me ekipin KF Drenasi për të ruajtur statusin e ekipit të Ligës së Parë, ndërsa në stinorin e kaluar me Memën e kryen Ligën e Parë - Grupi A në pozitë të katërt me 40 pikë, duke shënuar 10 fitore, 7 barazime dhe 10 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë