PRIZREN
Liria përforcon mesfushën me Qerimin
8 July, 2024 @18:30
Liria po vazhdon me përforcime.
Skuadra prizrenase sot ka zyrtarizuar mesfushorin, Egzon Qerimi.
30 vjeçari së fundi ishte pjesë e skuadrës së Ferizajit, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te Llapi, Dukagjini, Ulpiana, Arbëria, Trepça e Keku.
Egzoni është përforcimi i pestë i Lirisë deri më tani.