TETOVARI NË MITROVICË
Xhengis Rexhepi emërohet trajner i ekipit mitrovicas
2 July, 2024 @14:40
Trajneri tetovar, Xhengis Rexhepi, pas aventurës së fundit të kaluar me ekipin e Feronikelit’74 në Superligë gjatë stinorit 2023/24 i është kthyer ekipeve kosovare, ndërsa është emëruar si trajner i ri i ekipit mitrovicas, Trepça’89.
Ekipi mitrovicas në vitet e fundit është drejtuar nga Shpëtim Idrizi suksesshëm, i cili është dalluar me organizimin e mirë të lojës së ekipit dhe kontigjentin cilësor të lojtarëve. Por, ‘89-shi duke liruar disa lojtar kyq të skuadrës nuk arriti që të kalojë nga Liga e Parë në Superligë dhe tashmë është duke e përjetuar stinorin e tretë në Ligë të Parë - Grupi A.
Por, Idrizi nuk është larguar nga ekipi i trajnerëve, ai do të mbetet si ndihmës i Rexhepit në ekip, për të ndarë informatat që ka nga kohëgjatësia në klub bashkë me Rexhepin.
“Klubi i Futbollit Trepça’89 njofton publikun sportdashës se kemi përfunduar marrëveshjën për Kryetrenerin e ri të Klubit z. Xhengis Rexhepi.
Marrëveshja është arritur pas diskutimeve dhe planit afatgjatë të Klubit tonë për rikthimin e Klubit në kohën e lavdishme.
Rexhepi ka një karier të pasur si Futbollist dhe më pas si Trener i disa Klubeve të njohura.
Në vitet e fundit ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës tek KF Feronikeli 74, KF Liria, KF Dukagjini dhe KF Llapi por në të kaluarën ka qenë dhe pjesë e Stafit të kombëtarës së Maqedonis së Veriut dhe Klubit të njohur Turk Sivasspor.
Treneri i njohur do të ketë pranë vetit stafin e përbër nga Shpëtim Idrizi, Samir Sahiti dhe Trener i portjerëve Enver Salihi.
Klubi i uron mirëseardhjen dhe shum fat në arritjen e objektivave të Klubit.” — ka bërë të ditur KF Trepça’89.
Kujtojmë, Rexhepi ka futur në Superligë Lirinë në stinorin 2022/23 dhe nuk arriti akord me ata, derisa kaloi te Feronikeli’74 për të vazhduar stinorin 2023/24 në Superligë për një gjysmëstinori.